Humb jetën një foshnje tek “Koço Gliozheni”, procedohen tre mjekë

Pas vdekjes së foshnjës te materniteti “Koço Gliozheni” në Tiranë, mësohet se janë proceduar penalisht tre mjekë. Këta të fundit po procedohen në gjendje të lirë, pasi familjarët i akuzojnë se vonuan operacionin.

Nëna nga Saranda ndodhej nën kujdesin e mjekëve, por pas disa komplikacioneve, iu nënshtrua një operacioni.

 

Foshnja ka lindur e pajetë, por familjarët pretendojnë të kundërtën. Pikërisht për këtë arsye, ata kanë bërë kallëzim ndaj mjekëve për neglizhencë. Sipas tyre, mjekët nuk e kanë futur në operacion vajzën në momentin e duhur, gjë që ka sjellë edhe vdekjen e foshnjës.

Share With:
Translate »
604 Views