Një tjetër familje shqiptare del nga skamja, së shpejti me një shtëpi të re

Një tjetër familje shqiptare, së shpejti do të shohë dritën e diellit. Kryeministri Rama ka vizituar familjen e Age Palit, e cila rrit mes skamjes tre fëmijë.

Ndonëse çatia i pikon, e mundësitë ekonomike janë të pakta, ajo ia ka dalë mbanë që të rrisë tre vajzat.

Fëmijët kanë humbur të atin, e ndërsa e ëma e tyre i është dedikuar me kohë të plotë.

Tre vajzat morën një dhuratë simbolike nga ana e kryeministrit, e së shpejti ato do të kenë një shtëpi të ngrohtë ku të jetojnë.

.

MIRËMËNGJES 😃dhe me tre vajzat e Ages, të cilat si thuajse të gjithë fëmijët që kam takuar, në rrugëtimin e shtëpive më të varfra, shkëlqejnë në shkollë pavarësisht se mund të gjenin 1000 justifikime më shumë se të tjerët për ta lënë shkollën pasdore, ju uroj një të dielë të qetë

Posted by Edi Rama on Saturday, December 8, 2018

Share With:
Translate »
596 Views