3-vjeçari humb jetën pasi mbyllet në lavatriçe
Një djalë trevjeçar u mbyt brenda një makine larëse pasi motra e tij ‘e mbylli brenda’.
Prindërit u zgjuan duke zbuluar tragjedinë që kishte ndodhur në shtëpinë e tyre, ndërsa fëmijët ishin duke luajtur.
Besohet se gjatë lojës së tyre, fëmija më i madh e kishte mbyllur 3 vjeçarin brenda lavatriçes.
Elena Demyanova, zyrtare lokale nga Gubkinskyi në rajonin Yamalo-Nenets të Rusisë, tha se hetuesit e shtetit kanë konstatuar se bashkëshortët gjetën shtratin e djalit të tyre të vogël bosh kur u zgjuan.
Ajo tha: ‘Sipas prindërve, ata gjetën djalin e tyre në makinën larëse.’
Shkaku i vdekjes së djalit është ‘asfiksia’.
Kjo është tragjedia e dytë e tillë në Rusi brenda 10 ditëve.
Javën e kaluar një djalë 9 vdiq në rajonin e Kamçatit pasi u bllokua brenda një makine larëse kur ai ishte vetëm në shtëpi pas shkollës.