Dhjetë ushqimet që nuk duhet t’i konsumojnë fëmijët 0 – 1 vjeç

Mjalti

Është lëndë natyrale, por mund të përmbajë edhe bakterin Clostridium botuliumit, i cili mund të shumohet në zorrët e fëmijëve dhe shkakton botulizma (ndjenjë lodhje) tek ata. Sistemi tretës i fëmijëve mbi 1 vjeç mund ta luftojë këtë bakter, por tek fëmijët nën një vjeç ai mund të ketë pasoja serioze. Disa nga shenjat e botulizmit teë fëmijët nën 1 vjeç janë: kapsllëk, lëvizje të ngadalta, të qara dhe vështirësi në thithjen e qumështit si nga gjiri i nënës ashtu edhe nga biberonat. Të njëjtin rrezik paraqesin tek fëmijët edhe ushqime si shurupi i misrit, shurupi i panjës dhe nektari i agaves. Burim për marrjen e ëmbëltueseve nga fëmijët janë edhe puret e frutave. Kini kujdes edhe nga produktet e gatshme që përmbajnë mjaltë, pasi është i përpunuar dhe me shumë shanse nuk është pasterizuar.

Qumështi

Gjatë vitit të parë të jetës është shumë e këshillueshme që fëmija të ushqehet me qumësht gjiri. Qumështi pluhur ose i sojës përmbajnë proteina që sistemi tretës i fëmijës nuk mund t’i përpunojë dhe minerale që dëmtojnë veshkat, të cilat janë ende në zhvillim te fëmijët. Për më tepër disa fëmijë nuk mund ta përballojnë laktozën që gjendet te qumështi dhe nënproduktet e tij, ndërsa disa fëmijë të tjerë janë të lindur alergjik ndaj disa proteinave, gjë që mund të shkaktojë diarre dhe shenja të tjera alergjie. Qumështi i lopës njihet si shkaktar i hemorragjisë në zorrët e fëmijëve, duke rrezikuar në këtë mënyrë që ata të kenë mungesë hekuri dhe të përfundojnë me anemi.

Gjalpi i kikirikut

Ashtu si vetë kikiriku, edhe gjalpi i bërë nga ai mund të shkaktojë alergji të rrezikshme. Ajo çka prindërit e rinj nuk kuptojnë është se, edhe një lugë e vogël me ushqim kremoz, por të trashë, rrezikon, përveç të tjerave, të shkaktojë mbytje tek të vegjlit e tyre. Për ta bërë më të lëngshëm këtë lloj gjalpi, ju mund ta përzieni atë me pak salcë molle.

Disa lloje perimesh

Nuk ka rëndësi nëse janë të gatuara ose të bëra pure, disa perime si, panxhari, spinaqi dhe kopra kanë nivele shumë të larta nitrati dhe trupi i fëmijës nuk mund t’i përpunojë. Fëmijët nën moshën një vjeç nuk kanë acide aq të forta të stomakut sa të munden të shpërbëjnë nitratet, të cilat pengojnë aftësinë e gjakut për të transportuar oksigjen. Kjo mund të çojë në ulje të ndjeshme të nivelit të oksigjenit, e njohur si Sindroma Blue Baby. Mënyra më e mirë për ta ushqyer fëmijën tuaj me perime, pa e dëmtuar atë, është ta ushqeni atë me kunguj të gatuar, patate të ëmbla, fasule dhe perime të tjera të pasura me vitamina dhe të varfra në nitrate.

Disa lloje peshqish

Peshqit si, skumbri, peshkaqeni, peshku shpatë dhe peshku ton, kanë nivele të larta të merkurit për t’u konsumuar nga fëmijët nën një vjeç. Nëse doni ta ushqeni fëmijën tuaj me peshk, filloni me peshkun e bardhë, si merluci, por kujdes, nuk këshillohet të konsumohet më shumë se njëherë në javë. Nëse në familje keni persona alergjik ndaj peshkut, duhet të shmangmi çdo lloj peshku për fëmijën tuaj, të paktën derisa fëmija të mbushë 2-3 vjeç.

                                     

Manaferrat dhe agrumet

Luleshtrydhet, boronicat, mjedra dhe manaferrat përmbajnë një proteinë të cilën fëmijët e vegjël e kanë të vështirë ta tresin. Agrumet si portokallia, kanë aciditet shumë të lartë dhe mund të shkaktojnë dhembje stomaku dhe puçrra në zonën e pelenës, në shpinë, madje edhe në fytyrën e fëmijës. Për këtë arsye është më mirë të presim që fëmija të mbushë një vjeç para se ta ushqejmë me të tilla ushqime.

Kripa

Bebet nuk kanë nevojë për shumë kripë, atyre iu nevojitet vetëm një gram kripë në ditë. Qumështi i nënës ka gjithçka që fëmijët kanë nevojë. Shmangia e kripërave te fëmijët është shumë e rëndësishme sepse veshkat e tyre nuk janë zhvilluar mjaftueshëm sa për të përballuar sasi të mëdha natriumi. Nëse keni vendosur ta ushqeni fëmijën tuaj me ushqimin që keni përgatitur për pjesëtarët e tjerë të familjes, atëherë hiqeni pjesën e tij para se të shtoni erëzat tek ushqimi. Gjithashtu mos harroni se ushqimet e gatshme të paketuara përmbajnë sasi shumë të larta kripe që duhet t’ua shmangni fëmijëve tuaj.

Frutat e thata

Frutat e thata duhet të shmangen gjatë vitit të parë të fëmijës për disa arsye: jo vetëm që shkaktojnë alergji, por janë edhe shkaktare të shumë mbytjeve dhe vdekjeve, rrugët e frymëmarrjes të një 1-vjeçari janë aq të vogla sa edhe një farë e vogël luledielli mund të ngecë në fyt shumë lehtësisht. Sipas një studimi, farat e lules së diellit, janë shkaktare të shumë mbytjeve të fëmijëve nën moshën 5 vjeç. Nëse kërkoni të rrisni sasinë e proteinave te fëmija juaj, ushqejeni atë me të verdhë veze.

Rrushi

I ëmbël dhe plotë vlera ushqyese, rrushi është një ushqim shumë i shëndetshëm për fëmijët, por jo nëse janë shumë të vegjël. Kjo sepse lëkura e rrushit është e vështirë për t’u copëtuar dhe madhësia e tij përbën rrezik serioz për mbytje. Në vend të rrushit, ushqejeni fëmijën tuaj me banane, mollë të copëtuara dhe dardhë.

E bardha e vezës

Fëmijët i pëlqejnë shumë vezët, por ato shkaktojnë reaksione alergjike shumë serioze te ta. Nëse doni ta ushqeni fëmijën tuaj me vezë, ndajeni të bardhën nga e verdha dhe gatuani vetëm të verdhën.

Share With:
Translate »
2390 Views