Mësoni 13 fakte interesante për të porsalindurit

  1. Bebet e lindura në Maj peshojnë më shumë. Dikush do mendonte se më shumë peshojnë ata që lindin në Janar, për shkak të festave të dhjetorit kur nënat hanë më shumë, por nuk është e vërtetë. Zakonisht, bebet e lindura në Maj peshojnë 200 gramë më shumë se bebet që lindin në çdo muaj tjetër.
  2. Ato nuk mund të qajnë. Mund të bërtasin e të ulërasin për atë që duan, por të sapolindurit nuk arrijnë dot të qajnë. Lotët nuk krijohen dot deri në javën e tretë të tij të jetës. Por në disa raste, nuk është e çuditshme që bebet të derdhin lotët e tyre të parë rreth muajit të katërt apo të pestë.
  3. Ata kanë më shumë kocka. Kur lindin bebet, ata kanë 300 kocka, ndërsa të rriturit kanë 206. Kockat shkrihen së bashku gjatë rritjes derisa arrijnë numrin e kockave të të rriturve.
  4. Nishanët janë rregull, jo përjashtim. Nëse i sapolinduri ka një nishan apo ndonjë anormalitet tjetër, nuk është për t’u shqetësuar. Rreth 80% e bebeve lindin me ndonjë formë të tillë si nishani. Më të zakonshmet përfshijnë njollat ngjyrë rozë në fytyrë (që mund të shfaqen në ballë, kapakët e syrit, hundë, buzën e sipërme, ose pas qafës).
  5. Të sapolindurit dëgjojnë po aq mirë sa një i rritur. Ata do të befasohen nga pothuaj çdo gjë, jo për shkak të zërit të lartë apo të qetë, por sepse është diçka e re për ta. Gjithashtu, edhe shqisa e të nuhaturit është e zhvilluar tashmë tek ta.
  6. As shikimi nuk është më keq. Shikimi i një bebeje është po aq i mirë sesa ai i një të rrituri. Megjithatë, truri i tyre nuk arrin dot të përpunojë informacion po aq mirë dhe zakonisht ata arrijnë të shohin deri në një largësi 38 cm.
  7. Nëna është numri një për ta. Duhet të kalojnë disa javë përpara se një bebe të dallojë me sy nënën nga të tjerët. Tingujt që ajo lëshon herë pas here dhe fakti që e sheh atë vazhdimisht, bën që mungesa e saj të ndihet tek ai. Sidoqoftë, zërin dhe aromën e nënës e dallon që në lindje.
  8. Koha për të buzëqeshur. Një bebe është i aftë të japë buzëqeshjen e tij të parë kur shkon një muajsh. Përpiquni t’i tregoni atij fytyra të qeshura apo zëra gazmorë për të parë nëse është gati ta bëjë dhe ai.
  9. Qumështi i gjirit është i mirë edhe për të rriturit. Kështu pohon një artikull nga Associated Content dhe mund të luftojë sëmundje të rënda.
  10. Bebet hanë përpara mamit. Duke përdorur kordën umbilikale, ata marrin ushqyesit që i duhen dhe pjesën tjetër ja lënë nënës. Ndaj është shumë e rëndësishmë që një grua të ushqehet me një dietë të shëndetshme gjatë shtatzanisë.
  11. Bebet e sapo krijuara duan më pak se një muaj që të zhvillohen dhe të përdorin zemrën. Mesatarisht duhen 18 ditë nga ngjizja.
  12. Gjinia varet nga Sperma. Është sperma e mashkulli ai që mban gjenin X apo Y dhe që përcakton gjininë. Çdo gjë tjetër që mund të keni lexuar për pozicionin, orën e ditës, dietën apo të tjera si këto janë thjesht mite.
  13. Mëmësia të bën më inteligjente. Shtatzania mund të jetë shumë e lodhshme dhe rraskapitëse, por edhe të ndihmon, sepse rrit dhe përmirëson perceptimin, efikasitetin, motivimin dhe inteligjencën emocionale te nëna.

Share With:
Translate »
2317 Views