Video emocionuese kur nëna shqiptare takon për herë të parë të birin pas 6 muajsh shërbimi në Herat
A ka dhimbje më të madhe për një nënë se të jetë larg fëmijës?
Kjo ka ndodhur me nënën shqiptare, Ana Kallani e cila ka qëndruar 6 muaj larg Shqipërisë dhe si rrjedhojë larg familjes dhe veçanërisht të birit 2-vjeçar.
6 muaj shërbim në Herat nën uniformën e kapitenes që padyshim bën krenare jo vetëm familjen por edhe shqiptarët. Duke pritur mëngjese të panumërta kthimi, sot ishte dita që Ana dhe djali i saj të përqafoheshin pas kaq kohësh. Më poshtë ju sjellim videon e këtij momenti emocionues. /Kids’ Time