Humbi foshnjen e porsalindur gjatë betejës me kancerin, humb jetën edhe nëna

Një nënë e re, që vendosi të shtyjë trajtimin e kancerit për ti dhënë djalit të saj një shans për të jetuar, ka humbur jetën.

Brianna Rawlings u nda nga jeta më 29 dhjetor të vitit të kaluar pasi humbi betejën e saj me leuçeminë, një formë e rrallë dhe agresive e sëmundjes së gjakut.

Adoleshentja nga Colyton në Sydney u nda nga jeta pak ditë pas 19 vjetorit të lindjes.

Ajo ishte 17 javshe shtatzënë kur u diagnostikua me sëmundjen.

Brianna u përball me vendimin për të përfunduar shtatzëninë, që do i rriste shanset për mbijetesë, ose do të mbante fëmijën por të mos merrte mjekim.

Nëna guximtare bëri zgjedhjen duke vënë jetën e fëmijës para jetës së saj dhe vonoi  trajtimin, në këtë mënyrë duke e përgjysmuar shanset për të jetuar.

Ajo vuajti nga dhimbje të mëdha trupore për të mbajtur foshnjen  në krahët e saj. Por mjekët zbuluan një infeksion tek Rawlings që kishte potencial për të kaluar tek fëmija, duke e detyruar të bënte lindje cezariane tre muaj para kohe.

Foshnja Kayden arriti të jetonte vetëm për 12 ditë. Nëna e re u shkatërrua, por vazhdoi të luftonte.

Ndonëse gjendja e Rawlings u përkeqësua më vonë dhe një transplantim i mundshëm i palcës së eshtrave nga vëllai i saj u përjashtua nga mjekët.

Pas pak ditësh  Brianna iu bashkua foshnjes së saj në parasjë.

Share With:
Translate »
844 Views