Zhduket 3-vjeçari për dy ditë në pyll: Më mbrojti një ari…
Një djalë trevjeçar ka mbijetuar dy netë i vetëm në pyllin e ngrirë dhe ka thënë se është shpëtuar nga një ari.
Casey Hathaway nga Karolina Veriore ka qenë duke luajtur me fëmijët në oborrin e gjyshes, kur është zhdukur.
Ai ishte zhdukur të martën në temperatura nën zero dhe kërkimet më vonë u pezulluan për shkak të shiut dhe erërave të forta.
Casey ishte gjetur nga policia pasi dikush e kishte dëgjuar duke qarë dhe duke thirrur për nënën rreth 45 metra në pyll.
‘Perëndia i dërgoi një mik për ta mbajtur atë të sigurt. Perëndia është një Perëndi i mirë. Mrekullitë ndodhin. Ai na tregoi se shoku i tij më i mirë ari ishte me të për të ndihmuar në mbajtjen e tij të sigurt’, tregoi halla e vogëlushit, Breanna Hathaway.
