Kjo foto e Marina Vjollcës kur ishte e vogël do t’ju bëjë edhe ju të qeshni me lot

Nga përditësimet e fundit të Instagramit të saj personal, kuptojmë që bukuroshja e showbiz-it shqiptar është duke shijuar sërish disa ditë larg Shqipërisë dhe e ka një arsye të fortë: ditëlindja e mbesës së saj, Jori Paloka. E kjo e fundit, e përkëdhelur nga të gjithë me urime të ndjera dhe dhurata të shumta, ka vendosur që sot ta surprizojë tezen e vet me një fotografi të viteve të shkuara dhe një dedikim të ndjerë për të.

Ne jua thamë në krye të herës që me siguri pasi ta shihni edhe ju këtë foto do të qeshni me lot. Në të duket Marina me mbesën e saj, kur ishin ende të vogla, ndërsa moderatorja simpatike shqiptare tenton t’i bëjë një buzëqeshje në fytyrë të mbesës Jorit, duke treguar se do që gjithmonë ajo të jetë e qeshur.

Nga ana tjetër, Jori, mbesa e Marinës shkruan për të: “Kjo foto thjesht tregon 1000 gjera, dhe në ditët e sotme Mina është pikërisht ky person. Gjithmonë aty për çdo njeri dhe si njeriu më pozitiv që mund të ekzistojë. Betohem”, shkruan ajo.

Dhe ka të drejtë! Marina në fakt duket një person mjaft i qeshur!

Share With:
Translate »
809 Views