Nëna e gjen në gjendje shokuese pasi shokët i prishën mbrëmjen e maturës

Nëse për të tjerët mbrëmja e maturës kalon duke u kënaqur e duke u argëtuar me shoqërinë, për këtë vajzë të re nuk ka ndodhur kështu. Emili Perry nga Doncaster, Angli përfundoi duke qarë në makinë.

Emili kishte shkuar në festë me një fustan elegant, por shokët i derdhën një enë të tërë me lëng frutash duke ia prishur ditën e bukur.

16-vjeçarja vuannga ankthi dhe prindërit e kishin bindur të shkonte në mbrëmjen e maturës.

Mamaja e saj e kishte marrë nga mbrëmja vetëm 2 orë më vonë dhe ishte shokuar kur e kishte gjetur në këtë gjendje.

“Kjo është vajza ime e bukur e cila vuannga ankthi dhe ne iu lutëm të shkonte në mbrëmjen e maturës. Dy orë më vonë, e mora nga mbrëmja kështu, të lënduar dhe të mërzitur. Shpresoj që një ditë edhe atë vajzën që ia bëri këtë Emilit, ta turpërojnë kështu”, shkruan e ëma e Emilit në Facebook duke marrë mesazhe të shumta që i ofronin mbështetje. Rasti i saj është në qendër të vëmendjes së mediave të huaja së fundmi.

Share With:
Translate »
595 Views