Ja si duket nga brenda vila në Dhërmi ku pushon familja Rama

Si çdo vit, edhe kësaj here Kryeministri Rama, së bashku me bashkëshorten e tij Lindën dhe vogëlushin Zaho, u nisën drejt Dhërmiut për të kaluar pushimet e tyre të verës.

Në profilin e tij në Instagram, Rama ndau me ndjekësit një foto familjare nga bregdeti i jugut, ku kishte pozuar me partnere, Lindën, ndërsa para tyre po lahej në det Zaho.

Duket se kryeministri i shijon shumë pushimet në bregdetin e jugut.

Ai qëndron në vilën qeveritare të Dhërmiut, me një pamje e cila shikon nga Karaburuni në Sarandë dhe prej aty dallohet Korfuzi.

Kjo vilë u projektua enkas për Enver Hoxhën dhe gjatë kohës së regjimit ajo u përdor më së shumti nga Spiro Koleka.

Vila u përdor gjithashtu nga Ilir Meta dhe Sali Berisha gjatë kohës që ishin krerë të qeverisë, ndërsa tashmë këtë vilë po e shijon kryeministri Rama.

Ai e ka rinovuar totalisht vilën e vjetër, duke i bërë gjithçka nga e para.

“Lapsi.al” ka publikuar pamje brenda vilës së Ramës, e cila vëmë re se është zbukuruar me piktura të shumta, ndërsa kopshti i shtëpisë është i gjithi i mbuluar me gjelbërim.

 

Share With:
Translate »
1543 Views