E vërtetuar shkencërisht, fëmijët mëngjërashë janë më të zgjuarit
Disa studime sugjerojnë se mëngjarashët vdesin më të rinj, disa shkencëtarë i ndërlidhin mëngjërashët me sjellje kriminale, e disa tjerë edhe kanë sugjeruar se mëngjërashët konsumojnë më shumë alkool. Përderisa këto pohime janë kontestuar rëndë dhe nuk janë dëshmuar fare, ekziston ende një mit i cili ka peshën e vet, dhe i cili thotë se mëngjarashët janë më të mençur se djathtakët – në fakt, studimi sugjeron se mëngjarashët janë shumë më të prirë të jenë gjeni.
FL Science ka rishikuar disa studime rreth kësaj çështje, ndërsa kanë shpjeguar se funksioni i dorës është një manifestim i funksionit të trurit, prandaj edhe ndërlidhet me aftësitë konjitive. Pra, sipas tyre, mëngjarashët e kanë pjesën e djathtë të trurit më të madh, gjë e cila u ndihmon atyre për çështje të ndryshme.
Veç kësaj, studiuesit, përmes eksperimenteve të ndryshme me fëmijët, gjithashtu kanë konkluduar se mëngjarashët janë më të mirë në zgjidhjen e problemeve, dhe rrjedhimisht ata janë më të mirë në matematikë sesa djathtakët.