Princ Harry: Ja çfarë më detyruan të bëja në varrimin e nënës sime

Princi Harry ishte vetëm 12 vjeç kur mamaja e tij, princeshë Diana ndërroi jetë në një aksident fatal me makinë në 1997-ën. 20 vite më vonë 32-vjeçari ende ndien dhimbje për largimin e së ëmës. Së fundmi princi pranoi në një intervistë për ‘News Week’ se ka përjetuar ‘një kaos total’ pas vdekjes të së ëmës dhe u detyrua t’i përtypte mbrapsht emocionet e tij për dy dekada, derisa i vëllai, princi Ëilliam, i sugjeroi të kërkonte ndihmë. Harry mban mend si momentin më të vështirë momentin e shumë-përfolur të varrimit.
“Mamaja ime sapo kishte vdekur dhe unë duhet të ecja pas arkivolit të saj, i rrethuar nga mijëra njerëz dhe miliona të tjerë që më shihnin nga televizori. Nuk mendoj se fëmijët duhen detyruar për të bërë diçka të tillë, pavarësisht rrethanave. Nuk besoj se do ndodhte sot.”
Harry kaloi një fazë rebelizmi pas vdekjes së princeshës, me disa momente që u bënë publike, si veshja e një kostumi nazist në 2005-n, apo festa lakuriq në Vegas në 2012-ën, jo më kot fitoi reputacionin si ‘djali i keq’ i familjes mbretërore. Por siç ai vetë pranon, tashmë ajo fazë ka përfunduar. “Mamaja ime vdiq kur isha shumë i ri. Nuk doja të isha në atë pozicion, por gradualisht e nxora kokën nga rëra, fillova të dëgjoj njerëzit dhe vendosa ta përdor rolin tim për të bërë mirë.” Por edhe pse është personazh publik, princi ende synon të jetojë një jetë normale, gjë që e ka mësuar nga mamaja e tij.
“Mamaja ime më mësoi si të jetoj një jetë normale, na çonte mua dhe vëllain të shihnim njerëz të pastrehë. Falë Zotit nuk jam plotësisht i shkëputur nga realiteti. Njerëzit do habiteshin nga jeta normale që unë dhe William jetojmë.”

Share With:
Translate »
2211 Views