Vogëlushët e Vlorës u dhurojnë shishe me ujë policëve rrugorë në ditët e nxehta
Pavarësisht kushteve të vështira të motit, apo dhe ditëve përvëluese me diell efektivët e policisë së shtetit duhet të jenë në shërbim për të normalizuar trafikun në rrugë dhe rendin për çdo qytetar.
E pikërisht një veprim të bukur dhe për tu vlerësuar kanë bërë sot disa vogëlush nga Vlora, të cilët duke parë temperaturat e larta u kanë ardhur në ‘ndihmë’ efektivëve të policisë rrugore që ishin planizuar me shërbim në një nga rrugët kryesore të qytetit bregdetar. Me pankarta të vogla me shkrimet ‘Faleminderit për mundimin tuaj, ne ju duam’ apo dhe ‘Ju jeni më të mirët’, vogëlushët u kanë dhuruar disa shishe me ujë policëve.
‘Vlorë – Sot, një grup fëmijësh u kanë dhuruar shishe me ujë shërbimeve të Policisë Rrugore, duke i falënderuar për mundin dhe sakrificën në këto ditë të nxehta vere.
Fëmijët kanë bërë gjestin human nën shoqërinë e prindërve të tyre. #FaleminderitPërMundiminTuaj!
#Përkushtim #Organizim #Lajmëtar POLICIA= #Inteligjentë #Cilësorë #Informatorë #Angazhim #Faleminderitfëmijëve #FaleminderitPoliciaeShtetit #RuajmëRendindheSigurinë’, shkruan Policia Rrugore duke pasqyruar veprimin e mrekullueshëm të vogëlushve vlonjatë dhe me disa foto.
Vlorë 👏Sot, një grup fëmijësh u kanë dhuruar shishe me ujë shërbimeve të Policisë Rrugore, duke i falënderuar për…
Posted by Policia Rrugore on Wednesday, August 28, 2019