Me foshnjën në dritaren e BMW-së, babai ecën me shpejtësi marramendëse

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Siberi, ku një baba ka nxjerrë vajzën e tij të vogël në dritaren e tij të makinës tip BMW, ndërsa i jepte me shpejtësi të lartë.

Ai është identifikuar si Roman R, nga Zelenogorsk në Siberi dhe pamjet e publikuara në rrjetet sociale i kanë sjellë mjaft telashe,  pasi kanë shkaktuar mjaft zemërim në publik.

Ndërsa policia ka marrë në  shqyrtim imazhet që Roman ka postuar,  ndërsa i jepte makinës BMW me vajzën në dritare dhe shkruan “S’ka më vende”. Në video foshnja duket qartë jashtë dritares së shoferit, ndërsa makina ecën me shpejtësi marramendëse. Mediet vendase raportuan se se vajza në video është rreth gjashtë muajshe.

Share With:
Translate »
438 Views