Si ta mësoni vajzën tuaj që ta pranojë veten dhe trupin e vet?

Shumica e tinejxhereve janë të pasigurta dhe të pakënaqura me trupin e tyre dhe prandaj është shumë me rëndësi që nënat në kohë të reagojnë dhe nëpërmjet bisedës së hollësishme t’ia sqarojnë fëmijës së vet, përse është me rëndësi të duan veten dhe mangësitë e veta

Në situata të tilla, prindërit janë mbështetës, të cilët mund t’u ndihmojnë vajzave të vogla që të qëndrojnë në këmbë të veta dhe me sukses të luftojnë me pasigurinë dhe të arrijnë vetëbesimin

Atëherë biseda është më se e nevojshme dhe është me rëndësi që të dini se si t’i qaseni në mënyrë të drejtë, në mënyrë që ato të ndiejnë mirëkuptimin dhe përkrahjen tuaj.

1. Mos e zvogëloni problemin e tyre

Kur ju thonë cilat mangësi tek vetja nuk i duan, dëgjoni dhe kuptoni.

Shpjegojani që ato tani janë duke kaluar nëpër procesin e ndryshimeve dhe që së shpejti trupi i tyre do të bëhet shumë i bukur me vetëm pak durim dhe angazhim.

2. Shpjegojani rëndësinë e komenteve të të tjerëve

Përpiquni që me kohë t’i mësoni, që komentet e të tjerëve nuk duhet t’i marrin parasysh.

Se është e bukur mu ashtu siç është dhe që çdo gjë do të bëhet e parëndësishme atë moment kur vërtet të mësojë që të kënaqet me veten dhe bukurinë e vet.

3. Ndihmoni që të jetë e kënaqur

Propozoni të fillojnë të merret me ndonjë sport, në mënyrë që në mënyrë të drejtë të formojë trupin e vet.

Gjithashtu këshillojeni në zgjedhjen e gardërobës e cila i rri mirë, si edhe grimin dhe stilin e flokëve. Do të bëhet shumë më e sigurt kur të marrë mbështetjen për vendimet vetjake dhe komplimentet e personit të cilit i beson. 

Share With:
Translate »
589 Views