Familja mbështet Victoria Beckham në “LFW”, fëmijët tërheqin vëmendjen e të gjithëve

Victoria Beckham ka prezantuar së fundmi koleksionin e saj pranverë/verë 2020 gjatë “London Fashion Week”. Ashtu si çdo herë tjetër, as këtë herë nuk munguan familjarët e saj, David dhe 4 fëmijët, për ta mbështetur në spektakël. Të 5 ata janë ulur në radhën e parë dhe kanë ndjekur me vëmendje e emocion të gjithë atë që Victoria kishte përgatitur. David Beckham ka publikuar edhe në ‘Instagram’ një ‘selfie’ me fëmijët dhe bashkangjitur saj ka shkruar: “Shumë dashuri për mamin këtë pasdite.. Të lumtë Victoria Beckham, ne jemi krenarë për ty si gjithmonë”.

Më pas ai ka publikuar disa imazhe shumë të ëmbla nga prapaskenat, në të cilat vogëlushja Harper shihet duke qëndruar ulur në prehërin e vëllezërve të saj, Brooklyn dhe Cruz.

Harper ka tërhequr disi më shumë vëmendjen, sepse ishte veshur me një fustan të gjatë me lule shumëngjyrëshe dhe ngjante si një zonjushë e vogël. Familja Beckham ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe kjo falë marrëdhënies perfekte që Victoria dhe David kanë pasur me njëri-tjetrin për 20 vite me radhë.

Share With:
Translate »
418 Views