50 mln euro për djalin që do të dashurohet me të bijën…

50 milion euro kundër homoseksualitetit të së bijës. Ky është cmimi që ka vendosur Cecil Chao, miliarderi kinez, për cilindo mashkull që do të arrijë të bëjë për vete vajzën e tij lezbike.

Chao zotëron  një ndër kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Hong Kong.

Gigi Chao, vajza e tij prej vitesh jeton në Francë me partneren e saj Sean Eav me të cilën ka një lidhje prej shtatë vjetësh e që së fundmi përflitet se ka përfunduar në martesë. Por babai konservator i 33-vjeçares refuzon homoseksualitetin e së bijës, e aq më shumë martesën e saj me një tjetër femër.

Për këtë miliarderi hap portofolin dhe ofron 50 milion euro për këdo që do t’i rifitojë zemrën së bijës, mjafton që personi të jetë mashkull.

“Për mua s`ka rëndësi në është i pasur apo i varfër. E rëndësishme është që të jetë një njeri i mirë, bujar e i sjellshëm. Vajza ime është e sjellshme, e bukur dhe e talentuar që i do prindërit e saj”, thotë miliarderi duke mos dashur të komentojë shpërblimin e vendosur për të “çliruar” të bijën nga homoseksualiteti.

E bija ka reaguar pas marrjes vesh të lajmit për “shpërblimin” e vënë për të luftuar homoseksualitetin e saj dhe është shprehur e fyer dhe e prekur nga paaftësia e të atit për t`u dorëzuar përballë zgjedhjes që ajo ka bërë dhe pranon me humor se menjëherë pas publikimit të ofertës në postën elektronike të saj kanë mbërritur me qindra oferta.

Share With:
Translate »
867 Views