I shoqi mungoi në ditëlindjen e të birit, Julka Gramo i nxjerr të palarat sheshit

Moderatorja e njohur Julka Gramo siç dihet është nënë e dy djemve, Greg dhe Ian. Ajo poston vazhdimisht foto dhe video në rrjete sociale me to. Ditën e sotme Julka ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku ka folur rreth përditshmërisë, bashkëshortit dhe fëmijëve.

Julka është një nënë shumë e impenjuar dhe kujdeset shumë për dy djemtë. Gjatë intervistës ajo ka treguar se Greg dhe Ian janë të parët në jetën e saj dhe që pavarsisht angazhimeve të punës mundohet të kalojë sa më shumë kohë pranë tyre duke qenë se dhe i shoqi, Andi, për shkak të udhëtimeve të shumta nuk mundet të jetë çdo ditë i pranishëm.“Kur mungon një nga prindërit pak më shpesh, nuk më duket okay që të largohet dhe prindi tjetër. Kështu zgjedh që dikush të bëjë sakrificën, sepse edhe për Andin është sakrificë të qëndruarit larg, udhëtimet e shpeshta apo të mos qenit çdo ditë pranë fëmijëve”, u shpreh moderatorja.

Julka ka treguar se ka pasur dhe raste kur mungesat e Andit në evente të rëndësishme për to, e kanë mërzitur së tepërmi. Si rast konkret ka trajtuar festën e parë të ditëlindjes së Ianit, në të cilën i shoqi nuk kishte mundur të mbërrinte në kohë. “Kur Ian ka bërë një vjeç, Andi kishte një impenjim dhe nuk ka ardhur deri kur erdhi pjata e tretë e menusë dhe erdhi i veshur ashtu siç ishte, me tuta”, tha ajo.

Share With:
Translate »
708 Views