Gjyshja i thotë se nuk është nuse e denjë, por Kiara zbulon planet e martesës

Moderatorja Kiara Kito kishte lajmëruar prej kohësh që do të hapte kanalin e saj të në Youtube dhe kështu ka bërë. Ajo do të ndajë me ndjekësit e saj copëza të jetës private, tutoriale make upi e shumë gjëra të tjera.

Ditën e sotme moderatorja ka postuar videon e parë. Si fillim ajo ka zgjedhur që t’iu japë mundësinë ndjekësve të saj, ta pyesin për gjithçka duan të dinë dhe ajo iu është përgjigjur. Pyetjet kanë variuar nga më të ndryshmet dhe Kiara ka zbuluar gjëra nga vetja që nuk i kishim ditur më parë.

Një ndër fanset e ka pyetur se kur planifikon të martohet. “Tani të jetë për gjyshen time, unë s’kam për t’u martuar asnjëherë sepse nuk jam një nuse e denjë por në plan e kam, dhe me qejf e kam pas 10 vitesh. Pasi të jem një grua në karrierë, e realizuar, mendoj që do martohem”, është shprehur ajo.

Share With:
Translate »
312 Views