Tërmeti i fuqishëm shkund Tiranën, priten lëkundje të tjera, ja disa këshilla si të mbroni veten dhe fëmijët | Video
Pak minuta më herët një tërmet i fuqishëm shkundi Tiranën.
Tërmeti me magnitudtë 5.5 të shkallës rihter zgjati disa sekonda. Epiqendra ishte 31 km në Veriperëndim të Tiranës.
Lëkundjet kanë shkaktuar panik te banorët, shumë prej tyre kanë dalë jashtë nga banesat.
Ndërkohë që priten të tjera lëkundje, më poshtë gjeni disa këshilla si të mbroheni nga tërmetet.
-Uluni menjëherë në dysheme dhe mblidhni duart dhe krahët, përpara se tërmeti t’ju rrëzojë,
-Mbuloje kokën dhe qafën dhe të gjithë trupin nëse është e mundur,
duke u ulur poshtë një tavolinë apo poshtë ndonjë mobilje që nuk mund të rrëzohet mbi ty.
-Nëse afër jush nuk ka asnjë mobilje, mund të uleni dhe të mbuloni kokën dhe qafën pranë një muri të brendshëm,
-Nëse ndërtesa juaj është ndërtesë e re, mos rrini pranë derës.
-Mbahuni fort pas një mobiljeje të rëndë.
-Kur nisin lëkundjet gjëja më e mirë që duhet të bëni është të mos lëvizni nga njëra dhomë në tjetrën.