A do të ketë lëkundje të tjera tërmeti? Përgjigjen sizmologët

Dy tërmete mjaft të fuqishëm janë ndjerë në Shqipëri. Konkretisht tërmetet kanë qenë me magnitudë 5.8 dhe 5.5 ballë. Epiqendra e tyre ka qenë rreth 1 kolometër nga qyteti i Durrësit. Raportohet se ka dëmtime të shumta, por jo viktima. Lëkundje shumë të forta janë ndjerë veçanërisht në kryeqytet, por edhe në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Por a do të ketë lëkundje të tjera?

Sipas sizmiologëve, thuhet se mund të ketë goditje të tjera, por me magnitudë shumë më të ulët se e para. Ndonëse fillimisht u tha se magnituda e tërmetit ishte 5.8 ballë, sizmiologët u shprehën për BalkanWeb se në epiqendër magnituda ka qenë 8 ballë, ndërsa në Tiranë është ndjerë 7 ballë.

Mund të ketë goditje të tjera me magnitudë më të ulët. Kështu deklaroi sizmiologu Rrapo Ormeni në një lidhje telefonike pak minuta pas tërmetit që goditi sot Shqipërinë. Ai tha se në epiqendër intensiteti i tërmetit ka qenë 8 ballë, ndërsa në Tiranë është ndjerë 7 ballë.

Ky i sotmi konsiderohet si një nga tërmetet më të fuqishme që prej vitit 1979-të. Tronditjet e tjera (që zakonisht quhen pasgoditje), vijnë duke u shuar me kalimin e kohës dhe nuk janë kurrsesi të rrezikshme si e para.

Çfarë u kanë këshilluar qytetarëve, sidomos atyre që banojnë në zonën pranë epiqendrës, është të qëndrojnë jashtë shtëpive. Të tjerët, përfshi këtu edhe banorët e kryeqytetit, është mirë që të paktën për 2-3 orë të rrinë jashtë.

Share With:
Translate »
819 Views