Nga mëngjesi deri në mbrëmje, 11 lëkundje tërmeti shkundën Shqipërinë, kulmi 5.8 ballë

Në Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë pasditen e sotme (21 shtator), pak pas orës 16.00, duke shkaktuar dëme në të paktën 109 banesa dhe 7 pallate kryesisht në Tiranë dhe Durrës, dy qytetet që ishin dhe më pranë epiqendrës, në Detin Adriatik, 30 kilometra.

Siç pasqyron IGJEUM, sinjali i parë i tërmeteve është dhënë në orën 09:37 të mëngjesit të së shtunës, me një lëkundje 3.2 ballë.

Ora 16:00 e mesditës do të shënonte kulmin me 5.8 ballë. Lëkundja e fortë e tërmetit “më i madhi i regjistruar në 30 vitet e fundit”, sipas sismiologëve, u pasua me dhjetra të tjera me një intensitet më të ulët.

Janë plot 9 lëkundje pas saj.

Share With:
Translate »
374 Views