“Mbylle gojën se do të shqyej në dysh, p*tanë”/ Vajza sherr me dashnoren e babait, ndërpritet emisioni

Një incident i pazakontë është regjistruar në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, të programit “E Diela Shqiptare”, duke bërë që situata të dalë jashtë kontrollit.

Një javë më parë në rubrikën “Shihemi në gjyq” një nënë u përball me vajzën e saj, Sonila, së cilës i kërkoi të bëjë çdo përpjekje për të njohur atësinë e fëmijës.

Sonila tregoi se fëmija i saj vinte nga një bashkëjetesë me një burrë të martuar, i cili kishte dy vajza dhe që quhej Gëzim.

Më tej ajo tregoi se kishte mësar për martesën dhe fëmijët e tij pas tre vitesh lidhje me të dhe i kishte kërkuar ta ndërprisnin marrëdhënien.

Mirëpo zonja në fjalë tregoi se është kërcënuar nga Gëzimi dhe është detyruar të bashkëjetojë për 23 vite me të.

Në seancën e kaluar të ndërmjetësimit, u lëshuan shumë fjalë edhe për familjen tjetër, ku u përmend Flora, bashkëshortja e Gëzimit dhe vajza Denisa.

Këto dy të fundit kërkuan sqarimin e kësaj situat në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, ku u përballen me njëra-tjetrën, duke shkaktuar tensione, që detyruan që emisioni të ndërpritej për disa çaste.

Denisa, vajza e Gëzimit: Dëgjova me vëmendje seancën e javës së kaluar dhe mora vendimin të isha në këtë pozicion që jam sot.

Eni Çobani: Ka qenë surprizë telefonata jote dhe fakti që më the do vij dhe do të përballem.

Denisa, vajza e Gëzimit: Kam ardhur të përballem sepse kam dëgjuar fjalë tepër ofenduese që domosdoshmërisht personi që ka folur në atë mënyrë do të mbajë përgjegjësi.

Sonila, bashkëjetuesja: Çfarë karakteri ke ti moj, ti je qelbësirë.

Denisa, vajza e Gëzimit: Të lutem, nga e di ti se si jam unë…

Flora, gruaja e ligjshme e Gëzimit: Nuk lejoj të më ofendohet vajza në një seancë gjyqi.

Sonila, bashkëjetuesja: Mbylle gojën ti se do të shqyej në dysh, qelbësirë. Mbylle gojën dhe liroje lokalin. Qelbësirë, të pëlqen… Pse se ruan burrin, ku e ke? Të pëlqejnë gjërat e vjedhura që të sjell burri ë?

Flora, gruaja e ligjshme e Gëzimit: Kush je ti që ofendon? Ti do përballesh me ligjin. Unë jam gruaja.

Sonila, bashkëjetuesja: Unë të çaj në dysh moj, qelbësirë.

Denisa, vajza e Gëzimit: Të lumtë për fjalorin sepse në radhë të parë prezanton vetveten.

Sonila, bashkëjetuesja: Mu zhduk ti…

Denisa, vajza e Gëzimit: Të njohim shumë mirë se kush je sepse ke 23 vjet…

Sonila, bashkëjetuesja: Qelbësirë m*ti.

Denisa, vajza e Gëzimit: Ti ke prekur shumë shumë rëndë karakterin e një femre.

Eni Çobani: Sonila, nuk mund të tolerojmë një gjuhë të tillë në publik.

Denisa, vajza e Gëzimit: Ke dëgjuar se sa mirë mund t’ia dalë një femër sot në realitetin shqiptar?

Sonila, bashkëjetuesja: Mua çunin ma peshon, telefonin 100 mijë lekë ia ka ble. Po ti moj ti, që e çon babën tënd me vjedhë që të sjellë ty. Si e pranon? Apo ajo grua që i iku burri…

Denisa, vajza e Gëzimit: Atë aty e ka gruan e tij, po ty çfarë të ka?

Sonila, bashkëjetuesja: Babin tënd e kapi tek shtëpia ime, po i pëlqente? Me atë grua kam punuar dy vjet në lokal unë, e di mirë ajo.

Denisa, vajza e Gëzimit: Ti do të mbash përgjegjësi…

Sonila, bashkëjetuesja: Përgjegjësi do mbash ti me nënën tënde që ma keni quajtur çunin kopil.

Denisa, vajza e Gëzimit: Më gjej një provë që e kam bërë unë këtë.

Sonila, bashkëjetuesja: Ti s’do gjesh babën e fëmijës tënd.

Eni Çobani: Denisa ti duhet të pranosh që babai jot ka bërë një gabim shumë të rëndë.

Denisa, vajza e Gëzimit: E pranoj.

Eni Çobani: Ai është lidhur me këtë zonjë, ka sjellë në jetë një fëmijë dhe kjo zonjë që gulçon sot, e bën sepse babai jot e mbanë zvarrë prej 22 vjetësh.

Sonila, bashkëjetuesja: Unë të çaj në dysh dhe e kam burgun hapur.

Denisa, vajza e Gëzimit: Zonja Eni një njeri nuk mund ta mbash zvarrë për kaq shumë vite, ajo e ka pranuar pozicionin e saj.

Sonila, bashkëjetuesja: Unë e gjeta një, por ti s’do gjesh hiç se je… Kush je ti moj?

Flora, gruaja e ligjshme e Gëzimit: Unë jam një zonjë, ndërsa ti për mua s’je asgjë.

Sonila, bashkëjetuesja: Po pse vinte tek unë ai… sepse unë e mbaja, e peshoja. Kurse t’i vishje çizmet e shkoje te lopa

Share With:
Translate »
766 Views