VIDEO/ Paniku nga tërmeti, Rama: Të gjithë vraponin të dilnin jashtë, por jo këto gra të jashtëzakonshme
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një mesazh mirënjohës për stafin e materniteteve.
Rama shprehet mes të tjerash se kur të gjithë vraponin të dilnin jashtë për shkak të tërmetit, këto gra rendën drejt inkubatorëve të bebeve të porsalindura.
“MIRËMËNGJES
dhe me mirënjohjen e thellë, për këto gra të jashtëzakonshme, të cilat kur tundej toka nga tërmeti e të gjithë vraponin të dilnin jashtë nga shtëpitë, dyqanet, restorantet e çdo vend i mbyllur ku i gjeti goditja e frikshme sizmike, rendën drejt inkubatorëve të bebeve të porsalindura dhe shtretërve tē nënave lehona e të grave shtatzëna, ju uroj një ditë mbarë’, shkruan Rama krahas videos.
MIRËMËNGJES 😃dhe me mirënjohjen e thellë, për këto gra të jashtëzakonshme, të cilat kur tundej toka nga tërmeti e të gjithë vraponin të dilnin jashtë nga shtëpitë, dyqanet, restorantet e çdo vend i mbyllur ku i gjeti goditja e frikshme sizmike, rendën drejt inkubatorëve të bebeve të porsalindura dhe shtretërve të nënave lehona e të grave shtatzëna, ju uroj një ditë mbarë🙏
Posted by Edi Rama on Tuesday, September 24, 2019