Ami dhe Ermali kalojnë ditët më të bukura në Itali, Joeli shijon pushimet bashkë me ta
Ditët e fundit Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi kanë vendosur t’ja dedikojnë vetes, duke marrë disa ditë pushime nga puna. Ata të dy vizituan së bashku ishullin Capri, ndërsa së fundmi janë “arratisur” së bashku me Joelin drejt veriut të Italisë. Të gjithë si familje ata kanë vizituar parkun më të madh për t’u argëtuar, “Gardaland”. Ami ka publikuar në rrjete sociale momente të ndryshme dhe ka treguar se gjithë ditën e kanë kaluar duke u argëtuar me Joelin. Pavarësisht se ata e ka shijuar shumë këtë ditë, duket se familja e ka ndjerë mungesën e të voglës, Sia, që nuk ka qenë e pranishme. Ami ka postuar në ‘Instagram’ një video në të cilën ajo, Joeli dhe Ermali shihen të lumtur duke provuar një nga lojërat që janë pjesë e parkut. “Ti do të jesh gjithmonë kështu! Na mungon Sia”, ka shkruar Ami përkrah videos.
Edhe pse vogëlushja nuk është e pranishme, me siguri të tilla momente duhet të jenë më të bukurat për familjen, sidomos për Joelin.