Shkatërroi strehën e stacionit të autobusit, babai çon djalin e vet në polici

Mund të duket e pazakontë, por një prind nga Durhami e detyroi djalin që të pranonte fajin në rajonin e policisë.

Arthur Ord mësoi se 13-vjecari kishte shkatërruar strehën e stacionit të autobusit dhe donte që ti jepte një mësim të mirë.

Për këtë e dërgoi në rajonin e policisë që të pranonte fajin dhe bëri një postim në Facebook. Aty shkroi se nuk e kishte rritur adoleshentin në këtë mënyrë dhe ndihej i turpëruar për veprimin e të birit.

Ord kërkoi falje për sjelljen e djalit Lucas, duke shkruar: “Ai është në një moshë shumë të mrekullueshme, dhe unë shqetësohem se çfarë do të ndodhë nëse nuk merr një mësim të mirë.”

Adoleshenti pranoi fajin, por mohoi të ketë kërcënuar disa vajza që e fotografuan duke shkatërruar strehën. Pritet që të merret një vendim për orët që do kryejë punë në komunitet.

Share With:
Translate »
481 Views