Vajza e Majlinda Bregut feston ditëlindjen, pamjet nga festa speciale
Vajza e Majlinda Bregut, Kejda tashmë është kthyer në një nga vajzat më të komentuara të showbizit shqiptar. Fillimisht Kejda tërhiqte shumë vëmendjen me fotot që postonte në rrjete sociale e më pas u komentua për lidhjen me Erik Fullanin.

Kejda feston ditëlindjen dhe në mbrëmje ajo është surprizuar me një festë speciale. Bukuroshja ka festuar 21-vjetorin me mikeshat e saj më të ngushta dhe dukej në super formë me një fustan rozë.

“Gëzuar 21”, shkruan Kejda krah fotos më të fundit në Instagram ku ka marrë urime të shumta.





