Biznesmeni nxjerr fëmijën e mitur para fadromës së IKMT në Radhimë/ VIDEO
Pronarët e bizneseve përgjatë vijës bregdetare të Radhimës janë përplasur me Inspektoriatin Kombetar të Mbrojtjes së Territorit.
Pronarët e bizneseve kanë kundërshtuar vijimin e aksionit, me pretendimin se nuk janë informuar mbi projektin.
Pronarët e bizneseve akuzojnë IKMT-në për selektivitet.
Me fëmijën e mitur në krah, një biznesmen doli përpara eskavatorit të IKMT për të kundërshtuar aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në zonën e Radhimës.
Për të shmangur një përplasje të mundshme mes palëve në zonë mbërritën forca të shumta policie dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Inspektorët e IKMT shprehen se i ka njoftuar të gjithë banorët për këtë aksion. Rezistenca e tyre ka bërë që të ndërpritet aksioni deri në sqarimin e plotë të situatës.
Projekti që nisi në fillim të muajti shtator parashikon prishjen e 60 objeketeve nga uji i ftohte deri ne Orikum.
Pronarët i dalin para fadromës së IKMT të Radhimë. Fëmija tmerrohet nga ulërimat!Lexo më shumë: https://www.vizionplus.tv/biznesmeni-nxjerr-femijen-e-mitur-para-fadromes-se-ikmt-ne-radhime-video/
Posted by VIZION PLUS on Monday, September 30, 2019