Princi takon vajzën që preku zemrën e nënës së tij dhe i bën premtimin e madh (Foto)

Princ Harry po vijon udhëtimin e tij në Angola, duke ndjekur gjurmët e nënës së ndjerë, Princeshës Diana.

Ai fillimisht kaloi mbi një fushë të minuar, duke përsëritur veprimin e bërë nga e ëma 22 vjet më parë.

Por, këtë herë Duka i Sussex kërkoi të takonte Sandra Thijika, një nga viktimat e minave të tokës që takoi princeshën 22 vjet më parë. Sandra në atë kohë ishte vetëm 13 vjeçe.

Sot Harry, duke shtrënguar dorën e saj, e siguroi atë: “Kur fëmijët tuaj të jenë në moshën që jeni ju, nuk do të ketë më mina në tokë”.

Share With:
Translate »
540 Views