Ndalohet në Zagreb i dyshuari për rrëmbimin e Bleona Matës
Një shtetas kroat, i cili dyshohet se ka rrëmbyer 4 fëmijë nga Maqedonia e Veriut, është kapur në flagrancë në Zagreb dhe është burgosur nga autoritetet kroate.
Shtetasi, Sadat Toskic u kap në flagrancë duke regjistruar 4 fëmijë dhe ai dyshohet se ka rrëmbyer edhe fëmijë të tjerë.
![]()
Mediat kroate shkruajnë se tani ai ndodhet në burg dhe do të gjykohet për të gjitha krimet.
Kapja e tij është një lajm i mirë për të gjithë familjarët e fëmijëve që dyshohet se janë rrëmbyer nga ai.