Një ushtrim për kofshët që nënat mund ta bëjnë në dhomën e ndenjes
Më në fund: një ushtrim për këmbët që nuk përfshin squats. Ky ushtrim vjen nga trajnerja Jennifer Cassetta dhe mund t’a bëni duke qëndruar ulur, duke punuar tek kofshët dhe pjesa e barkut.
Hapi 1
Gjeni një vend të rehatshëm në dysheme dhe mbështetuni pas një muri (Revista dhe kafeja janë sigurisht opsionale)
Hapi 2
Mbështeteni mirë shpinën pas murit, mblidheni këmbën e djathtë, dhe zgjatni të majtën përballë.
Hapi 3
Tërhiqni kërthizën nga brenda që të përfshini në këtë ushtrim edhe muskujt e barkut dhe ngrini këmbën e majtë nga dyshemeja sa më lartë të mundeni pa e harkuar shpinën. Uleni këmbën (pa e lënë të prekë dyshemenë), dhë përsëriteni 15 herë. Përsëritni të njëjtin ushtrim dhe me këmbën tjetër, dhe më pas pushoni.