Shembet Vila Palma, nxirren pa jetë nga rrënojat dy prindërit dhe djali
Hotel “Vila Palma” në Durrës është shembur. Mësohet se në të kanë qenë tre persona, nëna, babai dhe djali i pronarit. Në momentin që ka raportuar gazetarja Rudina Xhunga vetëm zonja ishte nxjerrë, ndërsa dy të tjerët kishin mbetur nën rrënoja. Ndërkaq mësohet se edhe ata janë nxjerrë, por të pajetë.