”Mos kaloni, ka rrezik shembjeje”, autoritetet paralajmërojnë të gjithë shoferët të shmangin urën e Shkozetit

Prej orës 03:54 të mëngjesit të së martës kur u godit nga një tërmet i fuqishëm 6.4 ballë me intensitet të ndjeshmërisë 8 ballë dhe që zgjati deri në 30 sekonda, vendi është në agoni, lot e trishtim, me shpresë dhe lutje për të mos rritur bilancin e jetëve të humbura.

Forcat e emergjencës, ardhur së fundmi edhe nga vendet fqinje, vazhdojnë me intensitet të plotë operacionet e kërkim-shpëtimit për të mbijetuar nën rrënoja, ndërkohë që bëhet me dije se janë shpallur të pabanueshme një numër i konsiderueshëm banesash në Durrës, Thumanë, Laç, Lezhë, ndërkohë që i fundit që ka reaguar ka qenë Autoriteti Rrugor Shqiptar.

“Autoriteti Rugor Shqiptar ju bën me dije se, pas tërmeteve të përsëritura disa herë gjatë ditës, për Mbikalimin e Shkozetit, nga supervizori i kompanisë së mirëmbajtjes dhe ARRSH, u mor vendimi që të mbyllet për trafikun Mbikalimi i Shkozetit. Kontraktori dhe Policia Rrugore është prezente në vend për të drejtuar trafikun. Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës derisa kjo situatë të qetësohet!- thuhet në njoftimin e ndarë në Facebook.

Share With:
Translate »
784 Views