Gjithçka që duhet të dini: Ja si mund t’i ndihmoni të prekurit nga tërmeti

Tërmeti 6.4 ballë që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës ka sjellë dëme të mëdha tek populli shqiptar.

Deri më tani ka shkuar në 30 numri i viktimave të tërmetit të fuqishëm, kryesisht në zonën e Thumanës.

Gjithashtu, numërohen 658 të plagosur, disa prej të cilëve janë ende në rrezik për jetën.

Shqipëria, Kosova dhe shumë vende të tjera janë mobilizuar dhe kanë strehuar të prekurit në shtëpitë e tyre, apo kanë nisur drejt vendit ndihma të shumta.

Nëse edhe ju dëshironi të kontribuoni sado pak për të prekurit nga tërmeti 6.4 ballë, ne ju tregojmë mënyrat si t’i vini në ndihmë atyre.

1.Dhuro ushqime, batanije, rroba

Mund të dërgoni ushqime, rroba apo batanije, të cilat grumbullohen tek Teatri, tek Sheshi Nënë Tereza dhe disa pika të tjera nëpër rrethe.

Gjithashtu, mund të shkoni vetë në këto pika për të dhënë kontributin tuaj.

Që prej ditës së djeshme janë mbledhur ushqime, batanije e veshje të cilat po shkojnë në ndihmë të personave të prekur.

2. Dhuro Gjak

Mund të dhuroni gjak në pika të ndryshme për të lënduarit që kanë nevojë. Dhurimi i gjakut shpëton jetë!

3.Donacione në llogaritë bankare

Mund të bëni donacione financiare në llogaritë bankare të vëna në dispozicion nga shteti, apo në llogarinë Go Fund nga “Fundjavë ndryshe”.

4. Ofro strehim

Mund t’i ofroni strehim në shtëpi apo në hotele personave që kanë mbetur të pastrehë

5.Mund të ofroni transportin falas për personat në nevojë, për t’i mundësuar transportin në destinacionin që kërkojnë.

6. Jep informacione

Jepini informacione për personat që ofrojnë ndihmën që u nevojitet apo strehim, duke qenë se të prekurit nuk kanë mënyra komunikimi.

Gjithashtu, ndihmojini të gjejnë familjarët e tyre me të cilët mund të kenë humbur kontaktet pas tërmetit.

7. Dërgo ilaçe

Mund të dërgoni ilaçet që nevojiten. Më poshtë keni listën e ilaçeve për të cilat kanë nevojë të prekurit nga tërmeti.

Shpërndaje

Share With:
Translate »
625 Views