Zbulohet arsyeja e infertilitetit mashkullor

Zbulohet arsyeja e infertilitetit mashkullor. Në shumë raste paaftësia për t’u riprodhuar tek meshkujt ishte e pashpjegueshme, mirëpo tani ekspertët kanë arritur të shpjegojnë që problem fshihet tek ADN e spermatozoidëve, që gabimisht ngatërrohet tek proteinat.

Defekti, mund t’i trashëgohet edhe fëmijëve dhe zbulimi është mjaft i rëndësishëm pasi mund të ndihmojë në kërkimet për terapi të reja kundër sterilitetit.

Sipas autores së studimit Lacey J. Luense, qëllimi ishte të mësohej se përse disa meshkuj vuajnë nga infertiliteti pa një shkak të dukshëm, pasi ishin pikërisht ato raste që gjithçka ishte e shëndetshme nga analizat e shumta mjekësore, përfshirë edhe shpejtësinë e lëvizjen e spermatozoidëve. Dhe megjithatë nuk arrinin të bënin fëmijë.

Studimi tregon që problemi qëndron pas një gabimi në zhvillimin e spermatozoidëve, ku një ngecje e vogël dhe e padukshme deri më sot është shkak i një pasoje mjaft të madhe. Dhe çka është më e rëndësishme është se nuk flitet për një mutacion të shkruajtur në ADN, por një modifikim që ndodh që mund të shkaktohet nga stili i jetës, përfshirë regjimi ushqimor, konsumi i alkoolit dhe ilaçet.

Share With:
Translate »
492 Views