Asgjë s’ka ndryshuar! Aniston uron babain me foton e fëmijërisë, riprodhuar pas 45 vitesh
Një nga aktoret më të dashura në botë, Jennifer Aniston, ka bërë një dedikim special për babain me rastin e Krishtlindjeve. Ajo ka zgjedhur pak fjalë, por që tregojnë dashurinë dhe mirënjohjen e aktores drejt babait të saj. “Krishtlindje me një nga krijuesit e mi. Atëherë dhe tani. Të dua babi”, shkruan aktorja dhe postimin e ka shoqëruar me dy foto, një kur ajo ka qenë e vogël dhe një foto nga Krishtlindjet e fundit. Kujtojmë se Jennifer ka vetëm pak kohë që i është bashkuar Instagram-it e megjithatë theu rekord që në momentet e para që e hapi për numrin e ndjekësve.