“Do jemi pranë jush”, Rama e nis Vitin e Ri duke shpërndarë bonusin e bebeve

Kryeministri Rama e ka nisur vitin ri 2020 me një vizitë tek nënat e reja në martenitetin “Mbretëresha Geraldinë” në kryeqytet. Rama shpërndau bonusin e bebeve dhe i uroi jetë të gjatë dhe të lumtur 10 foshnjave që erdhën në jetë minutat e fundit të 2019-ës dhe orët e para të 2020-ës.

Rama i premtoi nënave të reja mbështetje për bebet e tyre dhe i dhuroi buqeta me lule.

“GËZUAR nënave dhe të gjitha familjeve të reja që presin, e do të presin fëmijë në vitin e saponisur Ne u jemi e do t’u jemi pranë për ta bërë më lehtë e më të bukur, ardhjen e bebeve”, shkruan Rama.

Share With:
Translate »
458 Views