“Dashuria, forca dhe frymëzimi im”, Alketa Vejsiu si rallëherë flet për babain e fëmijëve të saj
Pas lajmit se do të jetë bashkëprezantuese me emra shumë të njohur italianë në festivalin e “Sanremos”, Alketa Vejsiu ka zbuluar sekretin e suksesit të saj. Me një dedikim të gjatë, moderatorja ka treguar se mbështetja kryesore për të ka qenë bashkëshorti, i cili e ka nxitur shumë që Alketa të këmbëngulte për të arritur këtu ku është sot. “…Më ka mësuar se kur e do një grua fort, duhet ta mbështesësh në ëndrrën e saj! Dashuria, forca dhe frymëzimi im. Për këtë jam një vajzë me fat”, kanë qenë këto disa nga fjalët e Alketës dedikuar të shoqit. Këto fjalë ajo i ka shoqëruar me videon nga “monologu i ëndrrave”, i cili të bën të reflektosh gjatë.