Në pritje të ëmbël? Punët që duhet t’i shmangësh me çdo kusht gjatë shtatzënisë

Një pjesë e mirë e nënave shtatzënë janë të prirura që gjatë muajve të pritjes së ëmbël të heqin dorë thuajse nga gjithçka dhe t’i dedikohen ardhjes në jetë të fëmijës, ashtu si shumë të tjera, pavarësisht peshës së rëndë që shtohet dita-ditës apo edhe sikleteve të tjera, bezdisen nga pluhuri apo rrëmuja e pakontrolluar në shtëpi.

Ndërsa instinkti mund të aktivizohet me afrimin e datës së lindjes, është e rëndësishme që t’i marrësh gjërat më shtruar derisa je në pritje të një bebeje. Ekzistojnë disa punë shtëpiake që thjesht nuk janë të sigurta për nënat e ardhshme.

Që nga organizimi i gjërave dhe paketimi i rrobave për në maternitet, ja cilat janë disa nga obligimet që gjatë kësaj periudhe duhet t’i anashkalosh.

Këtu po ju paraqesim disa nga punët e shtëpisë që duhet t’i shmangni gjatë shtatzënisë:

Lëvizja e mobiljeve nuk është një ide e mirë gjatë shtatzënisë

Nxit dikë tjetër të ndërrojë kutinë e mbeturinave të maces

Mos bëni rinovime në shtëpi

As ngritja e peshave nuk është ide e mirë

Aktivitetet që duhet shmangur gjatë shtatzënisë:

Sporte të rënda

Konsumi i duhanit

Dushi shumë i ngrohtë

Përdorimi i barërave pa konsultë mjekësore

Qëndrimi në temperaturë të lartë dielli

Bërja e tatoo-ve dhe piercing-ve

Pirja e alkoolit

Share With:



329 Views