Ashpërsia e prindërve nuk është virtyt

Fëmija shpesh sillet “keq” dhe kjo mund të mos jetë pasojë e edukimit të keq, por vetëm pjesë përbërëse e rritjes së tij. Prindërit shpesh harrojnë që ekzistojnë dallime të mëdha në mes asaj se çka bën fëmija dhe se si është ai vetë për nga natyra

Ndaj fëmijëve ndonjëherë jemi në mënyrë të padrejtë të rreptë, sepse gabimet e tyre menjëherë i shohim si pjesë e karakterit. Ngjashëm është edhe me ju, si persona të rritur.

Pse është kështu?

Prindërit gabimet e fëmijëve i përjetojnë personale. Ata e dinë që në zhvillimin e fëmijëve ndikojnë shumë faktorë. Përveç prindërve, në fëmijë do të ndikojnë edhe anëtarët tjerë të familjes, si dhe moshatarë e tyre (sa më i madh të jetë fëmija, ndikimi i tyre do të jetë më i theksuar), përmbajtjet nga mjedisi (TV, kompjuteri…).

Po ashtu, ata besojnë që fëmijëve u ofrojnë maksimumin e njohurive, kohës dhe dashurisë së tyre. Kështu që çdo sjellje të pahijshme të fëmijës e shohin si pasqyrim të gabimeve të tyre, si lëshime personale në edukim të fëmijës.

Si e kuptojnë këtë fëmijët?

Prindërit çdo sjellje të pahijshme të fëmijës e shohin si pasqyrim të gabimit të tyre, si lëshim personal në edukim. Fëmija më së shpeshti sillet “keq” dhe kjo nuk është pasojë e edukimit të keq, por pjesë përbërëse e rritjes.

Autorë të ndryshëm “përcaktojnë ” faza të ndryshme të rritjes. Megjithatë, të gjithë pajtohen që këto faza janë të bujshme, që shkrihen në njëra-tjetrën, dhe që i kanë disa karakteristika të përbashkëta. Për çdo fazë mund të prisni sjellje të caktuara të papranueshme.

Çfarë mund të bëni?

• Përcaktoni kufijtë e qartë. Shpengojani fëmijës çka jeni të gatshëm të toleroni, dhe çka jo.

• Përcaktoni dënimet për sjellje të caktuara. Aplikoni “semaforin e sjelljes”, të cilin shpesh do ta reduktoni, varësisht nga rritja e fëmijës. Zona e kuqe është ajo që është absolutisht e papranueshme në familjen tuaj, e gjelbra ajo për të cilën jeni marrë vesh që është e lejuar, ndërsa e verdha varet nga situata momentale.

• Tentoni ta ndryshoni mënyrën e komunikimit. Në vend se të thoni “Ti je aq i pafytyrë”, më mirë tentoni të fokusoheni në sjelljen e caktuar: “Nuk më pëlqen ajo që ke bërë, sepse…”. Në këtë mënyrë i dërgoni mesazh fëmijës që sjellja e tij është e papranueshme, dhe jo që vetëm ai është i papranueshëm.

• Bëhuni aq të mençur sa të lavdëroni fëmijën. Ai ka nevojë për vëmendjen tuaj, dhe nëse ai e merr atë vëmendje vetëm kur sillet “keq”, nuk do të shohë arsye për ta ndryshuar sjelljen. Prandaj është e rëndësishme t’i tregoni që mund t’ia njihni dhe sipas nevojës edhe ta shpërbleni dhe t’ia lavdëroni çdo sjellje pozitive.

Fëmijët nuk janë vetëm të mirë ose vetëm të këqij. Edhe për fëmijët të cilët në shumicën e situatave sillen “në mënyrë ideale” mund të pritet që ndonjë herë t’u “kërcejë kandari”.

“Shpërthimet” e tilla mund t’i prisni në çfarëdo faze të rritjes, por më të theksuara janë në periudhat e pavarësimit (para hyrjes në çerdhe apo shkollë, dhe atëherë këto sjellje paraqitet edhe si reagim ndaj ndryshimit), në moshën më të rritur të shkollës fillore dhe në periudhën e pubertetit.

Share With:



309 Views