Vëllai i Olta Bokës tregon marrëdhënien e tyre të veçantë: E kam dhe prind

Këtë të enjte i ftuar në ‘Ftesë në pesë’ ishte këngëtari i njohur shqiptar, Stivi Boka. Ai ka folur rreth projektit të tij të fundit muzikor, të titulluar ‘Xheloze’, e ndër të tjera ka përmendur dhe marrëdhënien e veçantë me të motrën, Olta Bokën.

24 vjeçari, ka treguar se Olta është një mbështetje shumë e madhe për të dhe nuk e lë asnjëherë vetëm. Lidhja e tyre është aq e fortë sa nuk gjenden kurrë të ndarë, madje Stivi e konsideron dhe si prind.

‘Është një mbështetje shumë e madhe, është përsoni që merret shumë me mua, për cdo lloj gjëje e kam motër, vëlla edhe prind. Eksperienca e saj në muzikë dhe në jetë bëri që të ma jepte atë ndjesinë që të kisha dhe një prind tjetër që është motra, e cila përkujdeset shumë për mua’, është shprehur ai. Stivi ka treguar se në vazhdim ekziston mundësia që dyshja të sjëllin ndonjë tjetër bashkëpunim.

Share With:
Translate »
975 Views