“Pëllumbi im i vogël”, Mozzik bashkohet me Hanën dhe ndan pamjet më të ëmbla së bashku me të

Mozzik dhe Loredana kanë qenë kryefjala e mediave rozë që prej momentit kur i dhanë fund lidhjes së tyre. Ndonëse dyshja ka bërë deklarata të ndryshme lidhur me raportin e tyre, duket se e vetmja marrëdhënie që nuk ndryshon është ajo me vajzën e tyre, Hanën.

Reperi ka ndarë ditën e sotme disa pamje mjaft të ëmbla me vajzën e tij në krah, me të cilën duket se ka kaluar momente të shumta duke u argëtuar dhe duke qeshur. “Jeta ime. Pëllumbi im i vogël, Hana”, ka shkruar Mozzik krah fotos ku ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të cilët kanë komentuar si çdo herë tjetër, ka qenë ngjashmëria e madhe e tyre.

Nga ana tjetër edhe Loredana ka publikuar një video me vogëlushen në të njëjtën kohë, duke lënë të kuptohet se vajza ndodhet pranë të dy prindërve. Nuk dihet se çfarë raporti ruajnë tashmë Mozzik dhe Loredana, megjithatë ata kanë pohuar se do kujdesen gjatë gjithë kohës për Hanën, pavarësisht ndarjes nga njëri-tjetri./revistwho.com

Share With:
Translate »
1313 Views