I kujtojnë operacionin e djalit, Almeda përlotet dhe i prek të gjithë

Pak kohë më parë, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan Sayisman kaluan disa momente të vështira. Vogëlushi i tyre ju nënshtrua një operacioni, një moment ky mjaft delikat për dyshen. Së fundmi e ftuar në një emision turk në kanalin ‘Kandal D’, Almeda ka treguar mbi këtë ndodhi, teksa dhe është përlotur.

“Kalova ditë shumë, shumë të vështira. Kishte një kist, unë nuk e dija që edhe bebeve mund t’i ndodhte. Vura re një ënjtje, thashë me vetë: ‘Çfarë është kjo?’ dhe ia tregova Tolgës. Më thoshin nuk është asgjë, por mua më ngeli mendja aty. E çova djalin tek doktori dhe më thanë që ishte një kist i vogël. U shokova. Doktori tha që nuk është shumë e rëndësishme, me një operacion e heqim. Operacion thashë? Ai është akoma i vogël”, tregoi Almeda në intervistën e saj sipas ‘Xing.al’.

Më pas Abazi pohoi se vogëlushi është mirë tashmë dhe çdo gjë ka kaluar.

Share With:
Translate »
826 Views