Babai i 15-vjeçares së abuzuar ishte sot në protestë: Të paktën mos ta vuajnë vajzat e tjera

Me një kapelë dhe një shami që mbulonte fytyrën babai i 15-vjeçares së abuzuar seksualisht gjeti guximin të ishte sot në protestën që u mbajt në Tiranë për të dhe për vajzat që iu është vjedhur fëmijëria.

Me kurajën për të protestuar kundër abuzimit seksual me të miturit dhe vendosjen e drejtësisë për vajzën e tij apo të gjitha vajzave që kanë kaluar të njëjtën situatë, ai pranoi të fliste para mediave.

Në deklaratën e tij para gazetarëve, ai pati një thirrje për qeverinë që të vendosë drejtësi, për ministren e Arsimit që të ketë më kontroll për atë që ndodh në shkollat e vendit dhe për prindërit që të jenë më të afruar me fëmijët.

“Dëgjova në Parlament që Edi Rama denoncoi atë djalin. E dëgjova dhe nuk bëri asgjë, sepse ai vetë nuk ka vajzë. E dëgjova në Parlament. U lutem prindërve, vëllezërve, dhe mësuesve që të kenë kujdes sepse fëmija është fëmijë, gënjehet me një karamele.

Fëmijët t’i qëndrojnë sa më afër fëmijëve dhe të flasin me ta. Ne jemi më të urtë në Babrru. Atje më kërcënojnë, më thonë jo do të vrasim e kështu. Ata janë të gjithë grup dhe e bëjnë këtë gjë ku të gjejnë. I lutem ministres së Arsimit.

Mirë që e vuajti vajza ime, por të paktën të mos vuajnë të tjerët. Ai që e bëri të kalbet atje. Veç mos daltë gjallë se kam me e vra. E di qeveria, nëse qeveria s’e kalb në burg sepse do t’ia jap unë dënimin. Unë u bëra sebep që fola”, tha ai.

Share With:
Translate »
419 Views