Babai i 15-vjeçares së abuzuar ishte sot në protestë: Të paktën mos ta vuajnë vajzat e tjera

Ditën e sotme u zhvillua marshimi “Për Fëmijërinë e Vjedhur”, kundër abuzimeve seksuale ku të shumtë ishin qytetarët dhe personazhë të famshëm që morën pjesë.

Gjithë kjo lëvizje u nxit nga rasti i fundit i abuzimit të 15-vjeçares në Babrru nga roja i shkollës së saj 65-vjeç.

Në këtë marshim nuk mungoi edhe babai i vajzës së abuzuar. Ai gjeti guximin pë të dënuar këto veprime dhe për t’ju dhënë kurajo të gjitha vajzave të tjera.

Në deklaratën e tij para gazetarëve, ai pati një thirrje për qeverinë që të vendosë drejtësi, për ministren e Arsimit që të ketë më kontroll për atë që ndodh në shkollat e vendit dhe për prindërit që të jenë më të afruar me fëmijët.

“Dëgjova në Parlament që Edi Rama denoncoi atë djalin. E dëgjova dhe nuk bëri asgjë, sepse ai vetë nuk ka vajzë. E dëgjova në Parlament. U lutem prindërve, vëllezërve, dhe mësuesve që të kenë kujdes sepse fëmija është fëmijë, gënjehet me një karamele. Fëmijët t’i qëndrojnë sa më afër fëmijëve dhe të flasin me ta. Ne jemi më të urtë në Babrru. Atje më kërcënojnë, më thonë jo do të vrasim e kështu. Ata janë të gjithë grup dhe e bëjnë këtë gjë ku të gjejnë. I lutem ministres së Arsimit. Mirë që e vuajti vajza ime, por të paktën të mos vuajnë të tjerët. Ai që e bëri të kalbet atje. Veç mos daltë gjallë se kam me e vra. E di qeveria, nëse qeveria s’e kalb në burg sepse do t’ia jap unë dënimin. Unë u bëra sebep që fola”, tha ai.

Gjithashtu ai shtoi se tani është në hasmëri me 6 persona dhe bëri apel që të zhvendosej në një zonë tjetër për të banuar.

“Janë gjashtë veta që unë jam në hasmëri. Unë, djali im dhe vajza ime. Ju lutem shtetit me na ndihmu, që nga ajo shtëpi të na çojnë në një vend tjetër, ose i lutem Elvis Naçit me na e ndërru me një hyrje kokë për kokë, kompensim. Vijnë te shpija në Babrru bëjnë vetëm sherre, shantazhe, jo të vras, jo të pres. Ata janë të gjithë grup, janë fis, kurse unë tani kam ardhur aty në Babrru, prandaj e bëjnë këtë punë. Ku gjejnë bëjnë.”, u shpreh ai.

Share With:
Translate »
723 Views