Rita Ora nis të përmbushë amanetin e gjyshit
Këngëtarja Rita Ora është duke shkruar një skenar filmi. Kjo nuk është rastësi, por nisja e përmbushjes së amanetit që i ka lënë gjyshi i saj.
“Do të doja të bëja një film. Jam duke shkruar skenarin e tij fshehurazi. Është me të vërtetë herët, është vetëm fillimi”.
Gjyshi i Ritës, Besim Sahatçiu, ishte skenarist dhe regjisor, ndërsa para se të ndahej nga jeta në vitin 2005, kishte dëshirë që mbesa e tij Rita Ora të punonte në industrinë e filmit.