E dhimbshme/ 30 viktima nga shpërthimi në Bejrut, guvernatori shpërthen në lot (Video)
Një shpërthim masiv ndodhi këtë të martë në Bejrut. Ministri i Shëndetësisë ka njoftuar se kanë humbur jetën të paktën 30 njerëz dhe janë shënuar mbi 3.000 të plagosur.

Dëshmitarët e kanë krahasuar shpërthimin me një “bombë bërthamore” që ka shkatërruar ndërtesat përreth, madje ka shkaktuar dëme dhe milje larg vendit të ngjarjes.

Shefi i Sigurimit të Përgjithshëm, Abbas Ibrahim ka treguar për mediat se shpërthimi ka ndodhur në një depo që përmbante material të konfiskuar vite më parë, një material shumë eksploziv.

Kryeministri Hasan Diab e ka shpallur të mërkurën ditë zie. Pamjet që po qarkullojnë në rrjet nga vendi i ngjarjes janë tronditëse. Rrugët, ndërtesat, automjetet janë shkatërruar dhe njerëzit shihen të gjakosur.

Guvernatori i qytetit të Berjutit, Marwan Abbound nuk i ka mbajtur dot lotët gjatë një deklarate për mediat. Mes lotësh ai ka treguar se janë në kërkim të zjarrfikësve që u dërguan për të shuar flakët, mirëpo që tani janë zhdukur.







