Priste të bëhej nënë, Covid-19 i merr jetën polices shqiptare

Një lajm i trishtuar ka ardhur nga Policia e Kosovës. Si pasojë e koronavirusit, ka ndërruar jetë një police.

Ajo pritej që të bëhej nënë së shpejti. IndeksOnline raporton se e ndjera për një kohë të gjatë ishte shtruar për kurim në Serbi, por se nuk fitoi dot betejën me virusin.

Policja shtatzëne shërbeu për një kohë të gjatë në Stacionin e Policisë në komunën e Shtërpcës. Varrimi i saj u bë të shtunën në mesditë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Krelani ka konfirmuar rastin e vdekjes së polices.

“Po, mund të them se deri tani 3 zyrtarë kanë humbur jetën, pasi kanë qenë të prekur nga Covid-19”, deklaroi zëdhënësi.

Koronavirusi është përhapur në mënyrë masive edhe në Kosovë, madje duke shkaktuar më shumë të vdekur e të infektuar se në Shqipëri.

Share With:
Translate »
446 Views