Olta Boka nis shëtitjet e para me të voglën e saj dhe na serviri foton më të ëmbël!

Në mes të muajit korrik, këngëtarja Olta Boka dhe partneri i saj, Ivi Rrokaj, u bënë prindër për herë të parë.

Olta solli në jetë një vogëlushe që çifti e pagëzoi me emrin e bukur Gaia, ndërsa lajmin e ëmbël e tregoi vetë për ndjekësit në rrjete sociale.

Orët e para të ardhjes në jetë të bebushit kanë qenë momentet më të bukura në jetë për këngëtaren, siç ajo vetë ka treguar.

Madje, Olta as nuk e kishte idenë se mund të ishte një nënë super protektive për fëmijën e saj.

Vetëm pak ditë pas ardhjes në jetë të Gaias, këngëtarja ka nisur shëtitjet me të voglën e saj.

Sot, Olta nuk na e ka kursyer një foto të ëmbël në rrjete sociale, ku shfaqet duke i bërë xhiro me karrocë vogëlushes së saj.

Këngëtarja shfaqet duke buzëqeshur teksa vështron të bijën brenda në karrocë, ndërsa ne u bëmë tepër kuriozë për të parë portretin e Gaias!

View this post on Instagram

🤍

A post shared by 𝐎𝐋𝐓𝐀 𝐁𝐎𝐊𝐀 (@oltabokaofficial) on

Share With:
Translate »



314 Views